Nevid Dede, trajneri i Shqipërisë U19, është sërish pjesë e panelit të emisionin “Pressing” në ABC News. Sigurisht nuk mund të mos flasë për ish-ekipin e tij, Tiranën, që ka bërë disa ndryshime gjatë kësaj vere.
“Tirana nis nga koka, me presidentin Halili. Ka bërë mirë apo jo me Laçin e Osmanin, atë e di ai. Pyetja që shtrojmë është se çfarë projektesh kanë. Jemi në kohë merkatoje dhe gjykojmë sipas këndvështrimit tonë. Muça edhe po të mos luante, mund të qëndronte aty për harmoni.
Ky është një këndvështrim. Por gjithsesi nuk e dimë çfarë ka ndodhur, pasi mes Tiranës dhe Prishtinës ka marrëdhënie të mira. Aty morën edhe portierin Bekaj.
Ngoo u ka prishur fizionominë e lojës dhe ul rendimentin e lojtarëve si Cale e Torassa. Kanë ardhur disa lojtarë nga Afrika, investime afatgjata. Problemi është a i ka bërë akademisë bllok. Duhet t’i japim kohë të shohim çfarë projektesh kanë”, tha Dede. /abcnews.al