Nevil Dede ka analizuar shkurtimisht sezonin e Tiranës dhe mbërritjen te titulli. Trajneri i Shqipërisë U-19, në emisionin “Pressing” në ABC News, tregon edhe ndryshimin midis Ardian Memës dhe Emmanuel Egbo.
“Rikthimi, në shumicën e rasteve, është gjithmonë dështim. Do e them gjithmonë, Mema nuk do ishte me përulësinë e Egbo, do ishte pak më shumë agresiv, do kërkonte reagimin e lojtarëve. Tiranës i doli më mirë që mbajti Egbonë.
Fati i sezonit ishte goli i Cobbinah në minutën e fundit në derbi. Tirana erdhi në rritje prej asaj ndeshje. Egbo ka një favor tjetër, flet ndryshe me Cobbinah, i cili ka qenë një nga lojtarët kyç të sezonit. Nuk mund të flasë një trajner shqiptar me atë djalë në të njëjtën mënyrë. Kjo është përulësia e Egbo-së.
Batha erdhi në formë në fundin e fazës së dytë. Fati tjetër ishte edhe ardhja e Muçës në formë. Erdhi edhe Doka në formë. Unë kam qejf mbetjet e mia me Ardin, nga ana sportive.
Pse duhet ta humbiste formacionin Halili, i cili po shënonte gola, por edhe Çelhaka?“, analizon Nevil Dede. /abcnews.al