Julian Deda, aktori i njohur shqiptar, është i ftuar në Pressing, në ABC News. Deda e nisi fjalën e tij duke i falënderuar të gjithë njerëzit që janë munduar të ndihmojnë në ditët e vështira të tërmetit.
TËRMETI – “Nuk stopoi vetëm sporti, stopoi gjithçka ditët e fundit, sporti, arti. Edhe Klanifornia nuk u realizua, ishim në një moment jo pozitiv dhe nuk ka erdhi që ta bënin. Më vjen shumë keq që ky tërmet ra në Shqipëri, pasi ne nuk përballojmë gjë”.
“Nuk përballojmë dot një shi e një dëborë, lëre më në tërmet. Më vjen keq se shqiptarët nuk bashkohen gjithmonë, por vetëm në ditë të vështira”.
“Është për t’u falënderuar gjithkush që ndihmoi, të gjithë ata që nuk përhapën panik. Mjafton një shpërndarje dhe krijohet panik. Shpresoj të jetë me kaq”./abcnews.al