Përballje spektakolare pritet mbrëmjen e kësaj të mërkure, në “Diego Armando Maradona”, me kampionët në fuqi të Spanjës, Barcelona që do të sfidojnë “homologët” italianë, të Napoli, në përballjen e parë të fazës së 1/16-ve, të UEFA Champions League, me “Blaugranat”, që rikthehen në këtë fazë, pas dy viteve mungesë.
Një ditë para sfidës u zhvillua edhe konferenca për shtyp, nga ku tekniku i ri i Napoli, Francesco Calzona ka thënë fjalët e para, si tekniku u “Bluve”, i cili fillimisht falenderoi Federatan e Sllovaikë, që e lejoi të largohet e më tej u ndal tek Osimhen e te forca e madhe që skuadra e tij tregon në fushën e blertë.
“Doja të filloja duke falënderuar Federatën Sllovake dhe Presidentin Kovacic sepse më lejoi të kem këtë mundësi për të ardhur te Napoli. Merita u shkon atyre dhe lojtarëve. Falënderoj edhe popullin sllovak sepse tregoi shumë respekt për mua.
Sa i përket, Osimhen, ai u stërvit me ekipin, nuk ishte një seancë shumë e gjatë, por ai u stërvit me shpejtësi të plotë, do të vlerësohet si pjesa tjetër e skuadrës nesër pas seancës së fundit stërvitore.
Jam i lumtur, që mbërrita në këtë moment adrenaline. Debutimi është i rëndësishëm, ndaj një kundërshtari të fortë. Megjithatë, e gjithë kjo nuk më tremb sepse Napoli është një ekip i fortë. Lojtarët thjesht duhet të rizbulojnë disa koncepte, por ata janë të fortë. Kjo më bën të lumtur”,- u shpreh tekniku italian. /i.m /abcnews.al