Debutimi i Bale, Mourinho zbulon pozicionin e tij të preferuar

schedule19:35 - 17 Tetor, 2020

schedule 19:35 - 17 Tetor, 2020

Ditën e nesërme Tottenham pret në shtëpi skuadrën e West Ham. Kjo pritet të jetë sfida e parë për Gareth Bale që kur u transferua nga Real Madrid. Trajneri i “Gjelave” të Londrës ka zbuluar më shumë se në cilin pozicion do ta shikojmë uellsianin në fushë gjatë konferencës së zakonshme për shtyp.

“Kur erdhi Bale dhe filloi stërvitjen unë e pyta se cili është pozicioni i tij i preferuar. Ai më tha se tashmë preferon të luajë në krahun e djathtë, por kjo nuk do të thotë se ai do të luajë vetëm aty. Gareth do të luajë aty ku ka nevojë ekipi sepse ajo që ka më shumë rëndësi është ecuria e ekipit.

Ai ishte shumë i qartë me mua dhe më tha se nuk dëshironte të luante më në krahun e majtë, ashtu siç ka bërë më parë këtu apo dhe tek Southampton. Nëse ai ka arritur formën e tij optimale, mendoj se do të shikoni po atë Bale që kemi parë në sezonet e para kur u transferua në Madrid”, mbyll Mourinho. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!