Partizani dhe Egnatia do të përballen me njëra-tjetrën në ndeshjen e javës 16-të në Abissnet Superiore.
Një takim i luftuar mes dy skuadrave të cilat kërkojnë ta nisin me këmbën e mbarë vitin 2022, dhe tentojnë 3 pikët.
Në të dyja skuadrat ka lojtarë debutues të cilët janë afruar gjatë kësaj merkatoje, teksa trajneri Dritan Mehmeti dhe Zekirija Ramadani kanë zgjedhur edhe 11-të lojtarët titullarë për këtë sfidë.
Formacionet zyrtare:
Egnatia: Puja, Shtubina, Krasniqi, Krivanjeva, Allmuça, Eller, Iseni, Demiri, Jackson, Ademi, Magani. Trajner: Zekirija Ramdani
Partizani: Teqja, A.Marku, Bitri, Belica, Sota, Rrapaj, H.Marku, Mala, Junior, Cara, Skuka. Trajner: Dritan Mehmeti
/f.a/abcnews.al