Debutim me humbje ndaj Tiranës, trajneri i Kukësit: U mundova të ndryshoj sistem loje pasi ka shumë gabime individuale

schedule22:29 - 3 Shkurt, 2024

schedule 22:29 - 3 Shkurt, 2024

Kukësi u mposht me përmbysje nga Tirana në minutat e fundit, e vlefshme për javën e 22-të të Superiores. Trajneri i verilindorëve, Emiljano Çela foli për debutimin e tij në krye të skuadrës dhe u shpreh se është munduar që të sjellë idetë e tij në ekipin e Kukësit.

“Problemet që u shfaqën gjatë kësaj ndeshje, në nivelin e gjykimit. Unë kam tre ditë që kam marrë drejtimin, u mundova të hyja në detaje. Duke parë që ekipi është i brishtë, që ka gabime të shumta individuale, u mundova të ndryshoja sistem loje sot. Mendoj se ekipi e përthithi mirë çfarë u mundova të përcillja. Episodet e tjera i patë vetë. Çdo gjë nga ana jonë çekoheshin në VAR, ndërsa ato në favorin tonë nuk shiheshin. Çunat dhanë maksimumin. Koha nuk premton, duhet të fillojmë punën. Duhet të bëjmë maksimumin.

Në momentin që morëm atë penallti, ekipi ishte në ekuilibër. Kishim episodet tona për ta mbyllur ndeshjen. Pas penalltisë lojtarët u çekuilibruan. Janë çuna të rinj, nuk kanë eksperiencë, janë shumë emocional. Kanë punuar me një trajner shumë të mirë. në parim është një skuadër e edukuar. Goli i tretë ju e patë mirë, ishte një top i gjatë, 50 metra. U deshtë të kërkohej një shkallëzim më i mirë i mbrojtjes”, u shpreh Çela për “MCN”./ h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!