Mbrëmje për t’u harruar për sulmuesin e Juventusit, Federico Chiesa. Italiani debutoi pak çaste më parë me bardhezinjtë kundër Crotones, por jo gjithçka ka shkuar mirë.
Ish-lojtari i Fiorentinës e filloi si titullar sfidën, por e mbylli atë para kohe. Anësori i Juves u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 60-të të takimit, duke e lënë ekipin e tij me një lojtar më pak.
https://twitter.com/noobfcb/status/1317557727883911186
Ndërkohë të besuarit e Andrea Pirlos duhet të vazhdojnë lojën me 10 lojtarë. Kujtojmë se sfida është ende në shifrat 1-1, ku kanë mbetur dhe rreth 20 minuta nga fundi i takimit. /abcnews.al