Dëborë në Paris, mbyllet kulla Eiffel për turistët

schedule10:10 - 7 Shkurt, 2018

schedule 10:10 - 7 Shkurt, 2018

Situatë e jashtëzakonshme në Francë për shkak të reshjeve të dendura të dëborës që kanë paralizuar periferitë në Paris. Ministria e brendshme u ka bërë apel banorëve që të mos përdorin automjetet e tyre private. Mëngjesin e mërkurës është regjistruar një varg i gjatë me automjete të bllokuara prej 200 kilometrash. Ndërsa mbrëmjen e së martës vargu arrintenjë gjatësi prej 739 kilometrash në rrugët e rajonit. Të paktën 1500 persona janë detyruar të kalojnë natën në strehime të rsatësishme pasi kanë mbetur të bllokuar në stacionet apo aeroportit e kryeqytetit franez. Prefektura e Parisit konfirmoi se janë improvizuar 46 qendra pritjeje, ndërsa prefekti Mishel Delpue përsëriti apelin e ministrisë së brendshme duke i kërkuar banorëve të mos përdorin automjetet në mënyrë që të krijohej liri veprimi për ndërhyrjen e shpejtë. Hekurudhat kanë pezulluar përkohësisht shërbimin ndërsa Kulla Eifel është mbyllur për turistët./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!