Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë një reagim lidhur me situatën gjatë orëve të fundit në vend për sa i përket reshjeve të shiut dhe të dëborës. ARRSH shkruan se orët e para të mëngjesit të sotëm ka pasur një rënie të intesitetit të shirave.
Aktualisht në Malësinë e Madhe vetëm aksi Dedaj-Razëm vazhdon devijimin për në rrugën alternative. ARRSH u ka bërë apel shoferëve që të udhëtojnë me kujdes dhe të ulin shpejtësinë.
“Gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit ka rënë intensiteti i reshjeve të shiut në të gjithë vendin✔️duke sjellë një qetësim të situatës?
?Për momentin vetëm në aksin Dedaj-Razëm vazhdon devijimi për në rrugën alternative.
?Kontraktorët me mjete e punëtorë janë në terren ?për të mbajtur qarkullimin në normalitet ?
⚠️Tregoni kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit në kohë me shi, ulni shpejtësinë, respektoni sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore?♂️ …” shkruan ARRSH./abcnews.al/