Autoriteti Rrugor Shqiptar njofton se nuk ka probleme në asnjë nga akset kombëtare, ndërsa u kërkon drejtuesve të mjeteve që të tregohen të kujdesshëm me shpejtësinë dhe të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë.
“Në terren me mjete e punëtorë për të pasur qarkullim normal dhe të sigurt, pa prezencë bore apo ngricash. Nuk ka probleme në të gjitha akset kombëtare, ku puna vazhdon për pastrimin e plotë dhe shpërndarjen e kripës. Drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm, të jenë pajisur me goma dimërore dhe zinxhirë, të reduktojnë shpejtësinë, të respektojnë sinjalistikën dhe udhëzimet e Policisë Rrugore” njofton ARRSH.
Mbrëmjen e djeshme kishte disa akse me probleme ku u bllokua edhe qarkullimi, ndërsa dëbora me intensitet vijoi përgjatë gjithë natës në zonat malore në jug dhe veri të vendit duke rikthyer dimrin në pranverë./ db/ Abcnews.al