Me uljen e temperaturave kanë nisur reshjet e dëborës në aksin rrugor Ura e Zapodit-Shishtavec.
Autoriteti Rrugor Shqiptar bën me dije se mjetet borëpastruese kanë nisur pastrimin e këtij aksi dhe hedhjen e kripës.
“Në aksin Ura e Zapodit-Shishtavec pati reshje bore mjetet borëpastruese menjëherë bënë pastrimin e aksit dhe hedhjen e kripës
Qarkullimi vazhdon normalisht”, thuhet në njoftimin e ARRSH.