Dëbora në Dibër, disa rrugë të pakalueshme

schedule19:43 - 19 Shkurt, 2018

schedule 19:43 - 19 Shkurt, 2018

Sot në gjithë teritorin e qarkut Dibër ka patur reshje dëbore. Me intensive kanë qenë në lartësinë mbi 700 metra. Aksi kombëtar, Ura e Çerenecit – Klenjë kalohet me zinxhirë. Ndërsa nga Klenja drejt Steblevës është e pakalueshme pasi ka mbi 70 centimetra borë.
Ndërsa akset e tjera kombëtare, Peshkopi – Qafë Draj – Kukës dhe Peshkopi – Kala e Dodës – Kukës kalohen pa zinxhirë. Në zonat e thella ka probleme në rrugët e fshatrave që lidhen me qendrat administrative. Gjithashtu edhe Lura është prej disa ditësh e izoluar./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!