Disa akse rrugore janë bllokuar në Shkodër, për shkak të reshjeve të dendura të dëborës.
Akset Bogë-Qafë Thore dhe Fushë Arrëz- Iballë janë bllokuar.
Ndërkaq, lëvizja e mjeteve është e kalueshme me zinxhirë në akset Kir-Mali i Shoshit, Pukë – Fushë Arrëz, dhe Fushë Arrëz – Qafë Mali – Fierzë.
“Probemet më të mëdha janë në zonat malore të qarkut të Shkodrës, zona e Dukagjinit apo Malesisë së Madhe, Pukës, Fushë Arrëzit. Prej dëborës, ka vështirësi në qarkullimin e mjeteve. Janë marrë masa për të mbajtur hapur akset rrugore. Rekomandohet lëvizja me zixhirë apo me goma dimërore. Në këto momente, është problermatike qarkullimi. Problemet në akset janë në furnizime me energji elektrike për shkak të erave të forta, si në fshatrat e Malësisë së Madhe apo të Dukagjinit. Mund të themi që nuk kemi ndërprerje 100% të energjisë elektrike, por që ka probleme për shkak të kushteve atmosferike. Në Qafën e Thorës, trashësia e dëborës ka arritur në 20 centimetra. Në pjesën e poshtme të Shkodrës, nuk ka bore”, raportoi gazetari i ABC News, Simon Shkreli./abcnews.al