Disa orë pasi u bllokua si pasojë e dëborës që ra mbrëmjen e sotme, Rruga e Kombit është zhbllokuar. Ndërhyrja e borëpastrueseve ka bërë që qarkullimi të rikthehet normalisht në këtë arterie kryesore të vendit, sikur duket edhe nga pamjet e siguruara nga ABC.
Në këtë aks problemet filluan pas dy aksidenteve, ku përmbysja e dy kamionëve solli radhë të gjatë, që më pas u shtuan me reshjet e dëborës në mbrëmje dhe faktin që disa automjete lëviznin pa zinxhirë. Por pas disa orësh situata u normalizua.
Edhe pse zyrtarisht kemi hyrë në stinën e pranverës, moti ka ndryshuar duke risjellë reshjet e dëborës në disa zona, kryesisht në ato veriore dhe juglindore të vendit.
Reshje me intensitet më të lartë sot janë regjistruar në qarkun e Korçës, por edhe Kukës e Dibër, ku janë shënuar shumë probleme me bllokimet e fshatrave dhe mungesën e energjisë elektrike.
ARRSH njofton drejtuesit e mjeteve për kujdes të shtuar gjatë natës dhe në orët e para të mëngjesit, pasi do të ketë reshje të dendura dëbore.
Ministria e Infrastrukturës teksa deklaroi se gjatë natës do të vijojnë reshjet intensive të dëborës nga jugu në veri, bëri edhe një pasqyrë të rrugëve me probleme në të gjithë vendin (lexo këtu)./ db/ Abcnews.al