Dëbohen 21 diplomatë dhe punonjës të ambasadës ruse në Estoni

schedule18:09 - 11 Janar, 2023

schedule 18:09 - 11 Janar, 2023

Estonia ka njoftuar ditën e sotme dëbimin e 21 diplomatëve rusë dhe punonjësve të tjerë në ambasadën ruse për të “barazuar” stafin diplomatik të dy vendeve në Talin dhe Moskë .

“Nuk ka asnjë justifikim për madhësinë aktuale të ambasadës ruse,” tha në një deklaratë ministri i jashtëm estonez Urmas Reinsalu.

Numri i pozitave në ambasadat e Rusisë dhe Estonisë tani do të jetë i barabartë, tha ministria.

Kështu, delegacioni diplomatik rus në Talin do të reduktohet në tetë diplomatë dhe 15 anëtarë të stafit administrativ , teknik dhe ndihmës.

Ata që deportohen duhet të largohen nga Estonia deri në fund të muajit.

Prillin e kaluar, Rusia urdhëroi mbylljen e konsullatave të Estonisë në Shën Petersburg dhe Pskov dhe e shpalli personelin e tyre persona non grata.

Moska e mori këtë vendim pasi tre vendet baltike, Estonia, Letonia dhe Lituania, dëbuan diplomatët rusë pas pushtimit të Ukrainës./abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!