Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Dëbimi i mësuesit turk, fëmijët kërkojnë babain e tyre

schedule13:18 - 3 Janar, 2020

schedule 13:18 - 3 Janar, 2020

Mësuesi turk, Harun Çelik që u dëbua në 1 janar nga Shqipëria, është marrë menjëherë në dorëzim nga antiterrori turk.

Sipas mediave vendase, Harun Celik do të presë në qeli vendimin e gjykatës.

42 vjecari akuzohet pasi ka pasur të shkarkuar aplikacionin “By Lock”, një rrjet komunikimi. Këtë  aplikacion i cili është përdorur nga 200-300 mijë persona, gjykata e përdor si “faj” dhe të gjithë personat që e kanë përdorur, sipas gjykatës duhen hetuar.

Pas dështimit të grushtit të shtetit, të gjithë përdoruesit e këtij aplikacioni akuzohen si pjesëmarrës dhe mijëra  të tillë janë burgosur këto 5 vjet.

Ndërkohë, bashkëshorja dhe 4 fëmijët e Harun Çelik, përmes një videoje të rregjistruar në Kazakistan ku ata janë, kërkojnë ndihmë për shpëtuar babain e tyre.

“Nëse e coni në Turqi, ai do të arrestohet dhe ne do ta humbasim atë. Ju lutem, mos e çoni atë në Turqi. Ne kemi 4 fëmijë që mund të humbasin babain e tyre. Ju lutemi, ndihmojeni babain tonë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!