Novak Djokovic u largua përfundimisht nga Australian duke iu ndalua edhe marrja pjesë në turneun e njohur “Australian Open”.
Mos vaksinimi i tenistit serb u bë shkak i këtij vendimi, teksa dy herë iu refuzua viza Djokovic.
Tre gjykatësit të cilët njëzëri ia hodhën poshtë Novak Djokovicit kërkesën për të qëndruar në Australi për të garuar në turneun Australian Open, i kanë treguar tri arsyet kryesore për dëbimin e tenistit serb.
Gjykatësit thanë se nuk ishte e paarsyeshme apo e palogjikshme për ministrin e Imigrimit Alex Hawke ta dëbojë Djokovicin për shkak të shqetësimeve se serbi i pavaksinuar mund të përbënte rrezik për shëndetin dhe rendin publik.
Sipas tyre, ishte e kuptueshme që ministri të vinte në përfundim se prania e Djokovicit mund të kishte nxitur protesta kundër vaksinës, gjë që do ta kishte ndihmuar edhe përhapjen e Covid-19.
Ata nënvizuan po ashtu se vendimi i ministrit përfshiu edhe mundësinë e ndikimit të tenistit serb ndaj njerëzve që janë të pasigurt për ta marrë vaksinën.
“Ndikimi i mundshëm në grupin e dytë vjen nga përvoja njerëzore dhe logjika e shëndoshë: Një yll ikonë i tenisit botëror mund të ketë ndikim te njerëzit e gjitha moshave, të rinj apo të vjetër, por mbase tek te rinjtë në veçanti dhe te njerëzit lehtë të ndikuar, për të bërë siç bën ai. Kjo nuk është jo reale, nuk ka nevojë për prova”, thuhet në vendimin e gjykatësve. /f.a/abcnews.al