Debatoi me policët, lirohet pas disa orësh Nik Gjeloshaj

schedule23:11 - 4 Nëntor, 2022

schedule 23:11 - 4 Nëntor, 2022

Pas dëshmisë në polici, kryetari i Alternativës Shqiptare dhe Komunës së Tuzit është larguar nga ambientet e Sektorit të Sigurisë së Podgoricës, ku është mbajtur për disa orë

Gjeloshaj u ndalua nga policia e Podgoricës pas një sherri me punonjësit e policisë, të cilët dyshohet se i ka ofenduar.

Sipas informacioneve të “Vijesti”, ngjarja ka ndodhur pasi policia rrugore ka kontrolluar një makinë luksoze të drejtuar nga një shok i Gjeloshajt. Në mjet gjithashtu ndodheshin dhe familjarë të kryetarit të Komunës së Tuzit.

Burime të “Vijesti” bëjnë të ditur se Gjeloshaj është debatuar me policët pasi patrulla rrugore e ka dërguar atë veturë për kontroll të jashtëzakonshëm teknik për shkak të xhamave të zinj.

Kreu i Prokurorisë Themelore të Shtetit në Podgoricë, Dushko Milanoviq, ka bërë të ditur se ndaj Gjeloshajt ka nisur hetim për veprën penale të sulmit ndaj personit zyrtar gjatë kryerjes së detyrë.