DEBATI/” S’je i sinqertë, s’do të të doja në stafin tim”. “Më paragjykon pse jam i pasur”: Gjithçka u tha mes Theo Jacobs dhe Arjan Ndojës gjatë vettingut

schedule15:01 - 29 Prill, 2022

schedule 15:01 - 29 Prill, 2022

Ka qenë një seancë dëgjimore e vështirë ajo e prokurorit Arjan Ndoja përballë trupës së KPK-së dhe përfaqësuesit të ONM-së Theo Jacobs. Krahas akuzave publike të kryeministrit Rama, Ndoja u bë i njohur për publikun në dhjetor të vitit 2019 kur ndaj makinës së tij u qëllua me armë, ndërsa plumbat lanë të vdekur shoferin e tij Andi Maloku.

Ka qenë pikërisht ky episod si edhe e kontaktet e tij që DSK pretendon se i ka zbuluar që i kanë hapur mjaft punë Ndojës përballë Theo Jacobs në seancën e sotme. Jacobs i tha Ndojës së ai shoqërohej me personat e gabuar dhe se ishte fatkeqësi për shoqërinë shqiptare që një person me zgjuarsinë  e tij të bëntë këto veprime. Madje, duke shkuar edhe më tej, Jacobs i tha Ndojës se ai nuk do ta pranonte si pjesë të stafit të tij pasi kishte kontaktet të papërshtatshme.

Pjesë nga debati: 

Theo Jacobs: S’do të doja kurrë t’ju kisha në staf si prokuror nëse do të isha shef. Unë mendoj se ju jeni i pasinqertë. Në deklaratën e 2008 thoni që keni fituar 250 mijë euro në vit si avokat. E nëse në tre vite që ishit jashtë sistemit fituar 750 mijë euro, përse ju duhet juve të qendroni ende në detyrë si prokuror?

Edhe avokatët më të mirë në Belgjikë nuk fitojnë kaq shumë edhe pse çmimet e shërbimeve për zyrat e avokatisë janë më të larta se në Shqipëri.

Ju shkoni e dilni xhiro me persona të gabuar. A mund ta dimë përse ju duhet një shofer privat që e paguani nga xhepi? Shqiptarët i dinë shumë personat që ju shoqëroheni, të cilët s’janë hetuar kurrë!

Arjan Ndoja: U riktheva në sistemin e prokurorisë pasi gjykata më dha të drejtë. Kisha kontratë me magjistraturën dhe prandaj u riktheva në sistem. Kjo për ti dhënë përgjigje Jacobsit, në lidhje me pyetjen se përse u riktheva edhe pse kisha të ardhura të mira. Fakti që jam i pasur dhe paratë e mia janë të ligjshme s’më pengon për asgjë. Unë përmbush kushtet dhe kriteret.

Në lidhje me me lëvizjet me persona të inkriminuar, Jacobs beson se 60 për qind të magjistratës e kap vettingu për kontakte të papërshtatshme. Kjo gjë nuk bëhet me perceptime. Po të kishin punuar, të siguroj se do të kishe të tjera mendime e raporte për mua. Shkoni tek lokalet përballë prokurorisë. Aty është skaneri real i çdo njërit prej nesh.

Theo Jacobs: Kur futeni në sistemin e drejtësisë, ju mendoni se keni më shumë të drejta se qytetarët. Por e vërteta është krejt ndryshe. Ju duhet të keni më pak të drejta. Ju duhet të qëndroni larg njerëzve që kanë konflikte me ligjin. Ju jeni inteligjent dhe i zgjuar, do të duhet të ishit një aset i këtij vendi. Të qenit prokuror e di që është e vështirë por s’është punë të jeni në xhiro e me kontakte. E vetmja punë dhe ju se keni respektuar. E për këtë s’do të doja kurrë t’ju kisha në skuadër. 

Arjan ndoja: Në asnjë vend të botës nuk gjykohen prokurorët e gjyqtarët për vendimet që marrin. Unë n nuk kam kryer asnjë vepër penale, kurse ju më thoni fajtor. Po ku bazoheni për këtë? Sot sistemi i drejtësisë është më keq edhe falë jush, ndërkombëtarëve.

S’kam bërë asnjë shkelje profesionale dhe prandaj kërkoj konfirmim në detyrë. Në aspektin e pasurisë, jam i vetmi prokuror që kam dhuruar prona. Kam dhënë para pa interes se s’ma lejon feja. Jam i vetmi që nuk kam fshehur asnjë pronë apo ta vendos në emër të të tjerëve. Të zgjedhurit vendor i kam takuar si drejtues prokurorie pasi ligji më kërkon të takoj si kryetar bashkie e kryetar qarku.

Theo Jacobs: Kur futeni në sistemin e drejtësisë, ju mendoni se keni më shumë të drejta se qytetarët. Por e vërteta është ndryshe. Ju duhet të keni më pak. Ju duhet të qëndroni larg njerëzve që kanë konflikte me ligjin. Ju jeni inteligjent dhe i zgjuar, do të duhet të ishit një aset i këtij vendi. Të qenit prokuror e di që është e vështirë por s’është punë të jeni në xhiro e me kontakte. E vetmja punë dhe ju se keni respektuar. E për këtë s’do të doja kurrë t’ju kisha në skuadër. /abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!