Debati përfundon në kërcënime, dhëndri i Berishës “sherr” me drejtorin e Policisë Bashkiake në kohën e Bashës

schedule18:21 - 7 Dhjetor, 2021

schedule 18:21 - 7 Dhjetor, 2021

Përplasja mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës janë reflektuar edhe mes demokratëve.

Së fundmi në një debat në rrjetet sociale janë përfshirë ish-kreu i policisë Bashkiake të Tiranës Florenc Hoxha dhe dhëndrit të Sali Berishës, Jamarbër Malltezi.

Ata kanë nisur të debatojnë me njëri tjetrin ndërsa në fund kanë përfunduar me kërcënime.

Debati i plotë: 

Abi Malltezi: Veç në diktatura korruptive ndodh që qeveria blen dhe opozitën, ndan plaçkë duke vjedhë çfarë t’i dalë përpara përfshi portin e Durrësit

Florenc Hoxha: Çfarë mund të na thuash për RBS besoj se e di kush e menaxhon dhe kush i merr tortën e majme dhe kush e ka shpikur.

Abi Malltezi: Kunati besoj?

Florenc Hoxha: Thuaj një herë të vërtetën, në mos po ta them unë.

Abi Malltezi: Kunati dhe lepirësit si ty besoj. Kaq. Lëpirëse të Ramës jeni bo..

Florenc Hoxha: Mendoje mirë kur më thua mua lëpirës së mund të vijë keq kur të fillojë dhe të shkruaj dhe të bëj publike ndonjë sms në bbm. Sa për lëpires i Ramës je ti se gjatë këtyre viteve nuk ta kanë terrorizuar familjen ty po mua Rama, po mati mirë fjalët kur më thua mua lëpirës i Ramës. /abcnews.al/