Debati për vaksinat, Rama: S’e sulmova Francën, ambasada gaboi, unë nuk heq asnjë presje

schedule12:13 - 17 Janar, 2021

schedule 12:13 - 17 Janar, 2021

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i është përgjigjur sot ambasadës franceze në Tiranë pas letrës që selia diplomatike bëri dje kundër deklaratës së kreut të qeverisë shqiptare mbrëmjen e së enjtes për cështjen e vaksinave. Edi Rama thotë se nuk e ka sulmuar Francën dhe se ambasada gaboi duke nxjerrë nga konteksti atë që ai tha, por shton se nuk i heq asnjë presje asaj që deklaroi dhe se selia diplomatike nuk ka përse të mërzitet. Kryeministri shqiptar thekson se lënia jashtë e vendeve të rajonit tonë në shpërndarjen e vaksinës kundër Covidit nga ana e BE, nuk ka asnjë justifikim në asnjë plan.

“Une nuk kam sulmuar asnje aleat dhe aq me pak Francen ne rastin konkret! As nuk e kam harruar dhe nuk e harroj qe Bashkimi Europian e ka ndihmuar Shqipërinë, qyshse vendi yne doli nga burgu i diktatures e deri me sot. Perkundrazi, e kam cmuar dhe e cmoj pa lekundje Bashkimin Europian, per njemije e nje arsye, perfshire pa dyshim edhe ndihmen e paçmuar qe i jep Shqiperise tash 30 vjet. Une kam folur per nje ceshtje konkrete ne nje situate konkrete, lidhur me vaksinen dhe nuk i heq asnje presje atyre qe kam thene! Lenia jashte e vendeve te rajonit tone ne shperndarjen e vaksines kunder Covidit nga ana e BE, nuk ka asnje justifikim ne asnje plan dhe kete e kupton çdokush qe ben sikur s’kupton! Ndersa ankesa e ambasades franceze meqe une e ilustrova opinionin tim duke sjelle shembullin e Frances (sic mund te sillja edhe shembuj te tjere) eshte pa lidhje me qendrimin tim dhe konkretisht edhe me sjelljen e shembullit te Frances, per te ilustruar idene se nuk kishte pse te mos i jepeshin edhe vendeve tona disa doza per mjeket te pakten, kur ato s’mund te perdoren te tera menjehere ne asnje vend te BE!

Franca eshte jo vetem nje nga vendet me te mrekullueshme te botes e me te perparuara te Europes ne cdo drejtim, as thjesht nje vend mik e aleat i Shqiperise, po edhe nje vend i veçante ne zemren e ne mendjen time, ashtu sikunder eshte edhe BE-ja nje amanet e nje destinacion i patjetersueshem i Shqiperise e shqiptareve.

Ankesa e ambasades franceze nuk ndryshon asgje ne asnje drejtim, ashtu siç e drejta per te menduar ndryshe vlen si gjithnje njesoj si per Francen edhe per Shqiperine ne kete rast; si per hartuesit e ankeses ne emer te Frances, si per mua qe flas ne emer te Shqiperise.

Por ty te them miqesisht se duke e nxjerre nga konteksti ankesen e ambasades franceze, gabon njesoj sic gaboi ambasada franceze duke nxjerre nga konteksti ato që thashe! Madje ne fakt gabon edhe me keq, sepse flet jo vetem pa lidhje me ankesen konkretisht, po edhe thua gjera pa lidhje!

Nje fjale e bukur popullore thote se miqesia e vertete nuk i ka te gjitha fjalet prej mjalti, keshtu qe as ti mos u merzit, as ambasada s’ka pse merzitet, se une jo e jo, cfare nuk degjoj po nuk merzitem” shkruan Edi Rama.

Por si lindi debati dhe çfarë tha ambasada franceze? Përmes një letre dërguar dje ministrisë sonë të Jashtme, ambasada iu përgjigj kryeministrit Rama për pyetjen pse Franca duhet të mbajë vaksina stok, e nuk do i përdorë, në vend se ato t’i ndajë me vendet e tjera. Ambasada tha se ky informacion nuk është i vërtetë dhe i quajti të “papërshtatshme sulmet ndaj një vendi mik dhe aleat”.  Gjithashtu ambasada i kujton Edi Ramës se BE, është donatori më i madh në vend me 100 milionë euro.

Pergjigja e Edi Rames ne nje koment per nje ndjekes ne Facebook lidhur me letren e ambasades franceze ne Tirane

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!