Debati për Territorialen, Bejko: Me dritëhije, por në epokën e komunave gëlonte demokracia

schedule22:07 - 16 Nëntor, 2021

schedule 22:07 - 16 Nëntor, 2021

Një nga shtyllat e aksionit opozitar të PD-së është ndryshimi i reformës territoriale. Partia Demokratike ka kërkuar rikthimin e Komunave.

Në amendamentin për Reformën Territoriale, për ndryshimet kushtetuese, PD propozon që të rikthehen Komunat dhe kërkon që të ketë një ndarje, midis zonave urbane dhe rurale. Për të diskutuar për këtë pikë të aksionit opozitar të ftuar sonte në emisionin “Log.” ishin të ftuar zyrtarë të dy partive të mëdha, PS dhe PD, por edhe ekspertë.

Adelina Farrici, drejtoreshë Ekzekutive e Shoqatës për Autonomi Vendore u shpreh kundër rikthimit të konceptit të komunave. “Nëse do të ketë një rikorrigjim të kësaj reforme, për rishikim, do të isha kundër ribërjes dhe mendoj se duhet të shikohet më shumë në ofrimin e shërbimeve sa më pranë qytetarit, të forcimit të njësive administrative.

Të shtohen? Po. Dhe nëse kemi bashki të mëdha me standarde të njëjta sesa fragmetarizim. Komunat është një koncept, kthim pas. Fragmentizimi aq i madh do të ishte dështim” tha ajo.

Kryesuesi i Shoqatës së Këshillave të Qarqeve të Shqipërisë, kryetar i qarkut Tiranë Aldrin Dalipi u shpreh se reforma aktuale mund të ketë probleme, por komunat janë dështim. “Reforma mund të ketë pasur probleme, por historia e komunave është histori dështimi. Ecuria ka qenë pozitive dhe mbi këtë bazë sot, ftesa e kryeministrit është e sinqertë për opozitën” tha ai.

Eksperti i PD-së, Roland Bejko u shpreh se në kohën e komunave gëlonte demokracia. “Ne kemi bërë studimet tona dhe kemi nxjerrë konkluzionet tona. Po u bënë me pazar janë të dëmshme dhe jo më po nuk u bënë me konsensus të qëndrueshëm politik. Historia e komunave ka pasur dritëhijet e veta. Momentet e errëta që kanë pasur ka qenë menaxhimi i territorit. Por kur kishim komunat gëlonte demokracia” tha ai.

Agron Haxhimali, drejtor Ekzekutiv, Shoqata e Bashkive të Shqipërisë u shpreh se reforma territoriale nuk e ka ulur, por e ka rritur numrin e punonjësve. “Është lajm i mirë që opozita dhe shumica kanë konstatuar se kjo nuk po funksionon. Unë jam kundër, zero rikthim te komunat” tha ai./ db/Abcenws.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!