Debati për Simon Mirakën përplasi demokratët, Besnik Mustafaj: Mazhoranca po i shkel të drejtat Sali Berishës

schedule14:26 - 31 Maj, 2022

schedule 14:26 - 31 Maj, 2022

Për herë të parë partia popullore evropiane, në takimin e Roterdamit që zhvillohet sot, nuk ka ftuar asnjë përfaqësues të Partisë Demokratike. Për pasojë, forca më e madhe opozitare nuk do të ketë të drejtë vote në zgjedhjen e Presidentit të ri të PPE. Në situatën ku ndodhet Partia Demokratike, PPE ka ftuar Jorida Tabakun në cilësinë e Kryetares së Komisionit të Integrimit dhe Belind Këlliçin e Albana Vokshin si Kryetare të Forumit Rinor dhe Forumit të Gruas.

Duke folur për këtë situatë, Besnik Mustafaj u shpreh në studion e ABC Live se “Rithemelimi” ka treguar mungesë vëmendje dhe se duhej të raportonte në PPE lidhur me zhvillimet e brendshme.

“Rithemelimi mungesë vëmendje tek PPE duhej ta informonte. Nuk kanë bërë një rezolutë. Është një mesazh që duhen zgjidhur në mënyrë legale gjërat. Këta duhet të informonin se po i zgjidhim gjërat në mënyrë statusore. Ne në kohën kur iku Genc Pollo na dërguan një mision hulumtimi dhe ku kishte përbërës nga disa parti popullore.” tha Mustafaj.

Simon Miraka ishte emri që përplasi demokratët. Miraka, i cili garoi për mandatin e dytë si anëtar i  Autoritetit për të Drejtën e Informimit mbi Dokumentet e ish Sigurimit të Shtetit, por nuk u mor në konsideratë nga PS sepse kandidatura mbante edhe firmën e Berishës.

Sipas Besnik Mustafajt, mazhoranca po shmang opozitën e vërtetë dhe po i shkel të drejtat kushtetuese Sali Berishës.

“Duhet të vinin dhe të shikonin situatën. PD po strukturohet dhe po e mbyll procesit. Ajo që nuk pranohen nga mazhoranca është për të shmangur opozitën e vërtetë. Ne pamë që një nga firmosja për zotin Miraka ishte Sali Berisha u  skualifikua. Sali Berisha është deputet me të gjitha të drejtat e plota. Me kushtetutë dhe me rregulloren e brendshme. Me ç’të drejtë i shkel të drejtën kushtetuese Sali Berishës. “ tha Mustafaj. /Abcnews.al/ 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!