Sondazh

Foltorja 2 e Berishës braktiset nga njerëzit:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Debati për shifrat, Balla-opozitës: S’jemi të fundit për vaksinimin

schedule15:10 - 7 Tetor, 2021

schedule 15:10 - 7 Tetor, 2021

Kreu i Grupit Parlamentar i Partisë Socialiste, Taulant Balla nga foltorja e Kuvendit shprehu falenderimet për deputetët e opozitës që mbështetën Aktin Normativ për marrëveshjen e vaksinimit.

Megjithatë, Balla theksoi se shifrat e deputetëve të opozitës nuk janë të vërteta. Sipas tij, Shqipëria nuk është e fundit në rajon për vaksinimin.

“E rëndësishme është që të gjithë sot e kemi mbështetur këtë akt normativ. Nëse i hedhim një sy gjithçka që vetë kemi deklaruar 90% e deputetëve të Kuvendit e kanë kryer procesin e vaksinimit. Nëse do të kishim arritur që gjithë shoqëria do të ushte në nivelin 90%  ne do të ishim si Norvegjia dhe Danimarka që i kanë hequr të gjitha kufizimet. Mesazhi që kjo seancë të japë është që në fund të fundit partitë politike i tejkalojnë debatet e tyre, nuancat në këtë sallë nuk e prishin. Vaksinimi është e vetmja mënyrë për t’ju kundërvënë këtij armiku të padukshëm. Reagimi juaj i atyre ditëve nuk ishte i duhuri. Por koha ka treguar që masat kanë qenë të duhura. Ne nuk jemi në fund, jemi diku në mesataren e vendeve përreth nesh. Shqipëria është 44% me një dozë dhe 36% me dy doza. Pyetja që shtrihet është: a ja kemi ofruar ne çdo qytetari mundësinë e të pasurit të vaksinës falas? Besoj se këtu biem dakord që asnjë qytetari nuk i është refuzuar,” u shpreh ai.

Balla, gjithashtu iu përgjigj edhe kryedemokratit Lulzim Basha për akuzat e tij ndaj takës së qarkullimit tek karburanti. Sipas Ballës kjo taksë është votuar për herë të parë në Kuvend si propozim i ish ministrit të qeverisë së djathtë, Ridvan Bodes. Me ironi, kreu i grupit socialist tha se Basha nuk duhet të futet nga shifrat.

“Dua që sa herë të flitet në këtë foltore të jemi të sinqertë. Basha e quajti taksën e qakullimit ‘taksa Rama’. Kemi qenë të dy sëbashku kur kjo taksë është votuar për herë të parë, vendosja e taksës së qarkullimit brenda çmimit të karburantit. Ish-ministri juaj Bode argumentonte se ishte mënyra e vetme për të mbledhur këtë taksë. Bode erdhi asokohe që kjo të futej në çmimin e karburantit. U bë 17 jo 24 siç thotë Luli. Dhe Lulit i them mos hyj te shifrat se je zot na ruaj. Pra është e vetmja mënyrë për ta mbledhur këtë taksë,” u shpreh ai. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!