Reforma Zgjedhore është kthyer në fokus të diskutimeve në vend. Në një reagim së fundmi, OSBE, thekson se qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit.
Gjithashtu në reagim nënvizohet edhe rëndësia e angazhimit me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë në zgjedhjet e ardhshme.
“Jemi të lumtur të shohim që reforma zgjedhore është në qendër të debatit politik. @OSCEinAlbania qëndron e gatshme të ndihmojë në zbatimin e rekomandimeve të OSBE/ODIHR-it dhe në mundësimin e votimit nga jashtë vendit. Mezi presim të angazhohemi menjëherë me të gjithë aktorët për të arritur synimet e përbashkëta dhe për të rritur integritetin e procesit zgjedhor, në kohë për zgjedhjet e ardhshme.”, thuhet në reagim.
/abcnews.al/