Debati për përmbajtjen e progres raportit, kriteret e përmbushura dhe kushtet të tjera nën zë të papublikuara kanë qenë pjesë e diskutimeve në studion e “Byro Politike” në ABC News nga Juli Xhokaxhi me të ftuarit Jorida Tabakun deputete e PD-së, Klotilda Ferhati Bushka, deputete e PS, Enton Abilekaj, drejtor i Fax News dhe Ervis Iljazaj, drejtor i Mapos.
Për deputeten demokrate Jorida Tabaku, rekomandimi për çeljen e negociatave është një mundësi për Shqipërinë për ta shfrytëzuar momentin dhe mundësinë që i jep Bashkimi Evropian, pavarësisht eurofisë.
Sipas socialistes Klotilda Ferhati Bushka, ky lajm konfirmon përpjekjet e qeverisë shqiptare përsa i takon progresit të arritur për forcimin e shtetit ligjor.
Për Abilekajn rekomandimi për hapjen e negociatave me BE, nuk ka asnjë arsye për të qenë në delir, sepse sipas tij nuk është ndonjë arritje e jashtëzakonshme.
Sipas Ervis Iljazajt ky lajm është shumë i rëndësishëm për Shqipërinë dhe ka një insistim të madh nga institucionet BE-së për këtë gjë, që do të thotë se Europa nuk i ka hequr sytë nga Ballkani, pavarësisht euroskepticizmit. /abcnews.al