Debati për “Dosjet”, Mustafaj: Strategji për destabilizim, ligji i lustracionit duhej bërë në vitet ‘90

schedule19:54 - 29 Korrik, 2022

schedule 19:54 - 29 Korrik, 2022

Strategji për destabilizim i ka quajtur analisti Besnik Mustafaj, zhvillimet e fundit, ku ish-presidenti Ilir Meta përflitet si bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Në studion e “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, ai u shpreh se kjo që po ndodh nuk ka logjikë.

“Është një strategji për destabilizim. Nuk e kuptoj logjikisht. Atëherë ka vend për hamendje”, tha ai. Sipas Mustafajt, ligji për lustracionin duhej të ishte bërë në fillim të viteve ‘90

“Kjo duhej të ishte bërë në vitet 90,atëherë kishte vlerë dhe ishin aktivë njerëzit që kishin marrë njolla në kohën e sigurimit të shtetit. Kur tentoi Berisha ta bënte një ligj lustracioni, ishte në modelin e atyre që bënë çekët. Unë isha ambasador në Paris dhe kam pasur biseda shumë serioze në ministrinë e Jashtme të Francës, në zyrën e presidentes së Këshillit të Europës, më tha se ky ligj është anti-demokratik. Lustracioni është anti-demokratik, më tha. Pak më vonë e bëri Gjermania dhe Polonia. Vota e popullit vendos nëse mund të përfshihen në politikë njerëzit dhe t’ju hiqet kjo e drejtë. Ka qenë një kundërshtim i rreptë edhe i PS. Për mua duhej bërë atëherë sepse atëherë kishte dobi për shoqërinë. Kjo është problematikë e sajuar”, tha ai.

Duke  u ndalur tek festimet për 100-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve me SHBA, Mustafaj tha se kryeministri Rama përdori edhe këtë moment për të sulmuar opozitën.

“Unë nuk e quaj anti-miting. Rasti e lejonte që të bëhej një koncert u madh. Por përdormi i kësaj skene për të sulmuar opozitën i jep ngjyra anti-mitingu. Edhe në ceremoninë e organizuar kryeministrie përdori për të sulmuar opozitën”, tha Mustafaj.

Fakti që Sali Berisha nuk ishte në ceremoninë e organizuar nga Ambasada Amerikane, analisti thotë se nuk ishte surprizë. Mustafaj shprehet se shije të keqe i la presidenti Bajram Begaj, i cili nuk kishte ftuar Berishën në ceremoninë e marrjes së detyrës, duke shtuar se e sheh në një linjë me Ramën.

“Në një rast të tillë një person non grata nuk mund të jetë. Kjo nuk është surprizë. Më bëri përshtypje të keqe që presidenti i ri në ceremoni kishte thirrur presidentët dhe jo Sali Berishën. I cili ka qenë president. E shoh në linjën e Ramës. Më la një shije shumë të keqe. Duket ogur i keq”, tha Mustafaj. g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!