Debati në “Real Story”/ Demaliaj: Disidencë në komunizëm? S’kishte veprime publike. Elezi: Kishim një kompromis…

schedule21:11 - 28 Tetor, 2024

schedule 21:11 - 28 Tetor, 2024

Analisti Ilir Demaliaj thotë se në komunizëm nuk kishte disidencë dhe as veprime publike për ta kundërshtuar regjimin.

Në emisionin “Real Story” në ABC News, Demaliaj u shpreh se të burgosit politikë dhe të ndëshkuarit nga komunizmi, i shkuan nga mbrapa sekretarit të Partisë Komuniste.

Ndërsa ish kandidati për kreun e PD, Ibsen Elezi deklaroi se në atë kohë ishte konceptuar se ishte e pamundur ta rrëzoje regjimin pa ndihmën e SHBA.

Ilir Demaliaj: Disidenca është një grupim, që je brenda partisë, dhe ikën. I artikulon dhe i bën publike zotëri. Veprime publike nuk ka pasur, disidencë të organizuar nuk ka pasur. Veprime publike, janë ato veprime që bëhen në publik.

Ibsen Elezi: Hapi dosjet dhe i lexon që ka pasur dosje. Kam lexuar me dhjetëra, qindra dosje.

Ilir Demaliaj: Kam dosje 1000 faqe.

Ibsen Elezi: A ke menduar kundra atë kohë? Pse e mohon që ka ekzistuar gjendja?

Ilir Demaliaj: Ajo disidenca që thoni ju, ato të burgosur politik, ato të ndëshkuar nga regjimi, si ka mundësi, u bënë shërbëtorë të sekretarit të Partisë Komuniste shqiptare? Si ka mundësi që nuk arritën të gjenin forcë që të imponohen? Ku e ke disidencën?

Ibsen Elezi: Nuk mund të hedhësh baltë. E kemi përjetuar të gjithë në atë kohë. Kompromisi ka qenë, ne jemi të pamundur ta rrëzojmë sistemin, ta mbyllim gojën derisa ta rrëzojmë, sepse garanti ka qenë SHBA. Kështu është konceptuar në atë kohë.

E kanë ditur SHBA si një forcë e  cila nuk do e lejonte këtë rrjedhë të demokracisë.

Ilir Demaliaj: Nuk ka ditur gjë Amerika./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!