Analisti Frrok Çupi dhe Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në Partinë Demokratike, Edvin Kulluri debatuan në lidhje me situatën politike në vend, dhe për gjendjen ku ndodhet sot kjo forcë politike.
Në emisionin “Real Story” në ABC News, Çupi iu drejtua Kullurit, se përse duhet ta votojë populli PD-në, nëse kjo parti nuk realizon dot asnjë objektiv të saj, duke iu referuar edhe hapjes së listave.
Sipas Çupit, Partia Demokratike është një parti e dhunshme, që e ka shkatërruar popullin dhe ka vjedhur pasuri publike.
Pjesë nga debati
Frrok Çupi: Nëse një parti, nuk vë në listat e hapura apo të mbyllura, objektivat tuaj, pse i thoni publikut se duhet të jetojë kjo parti? Për çfarë i duhet publikut kjo parti?
Edvin Kulluri: Kush po i ankohet? Unë nuk po ankohem fare.
Frrok Çupi: Pse duhet t’ju votojë ky popull si qaraman? Çfarë partie është kjo?
Edvin Kulluri: Ti vetë je qaraman?
Frrok Çupi: Ju jeni parti e dhunshme.
Edvin Kulluri: Çfrarë dhune ka këtu?
Frrok Çupi: Kam qenë themelues i asaj partie dhe më vjen tmerrësisht keq në çfarë llumi paskam qenë. Më vjen rëndë.
Edvin Kulluri: Është problemi yt.
Frrok Çupi: Mbajeni atë llum që keni, atë qaramanllëk që keni, dhe mos ia jepni popullit shqiptar. Populli shqiptar iu ka parë, e keni djegur, e keni shkatërruar, e keni fyuer, e keni vjedhur të gjithë, të gjithë në PD. Jeni vjedhës të pasurisë publike.
Edvin Kulluri: Kush, unë?
Frrok Çupi: Të gjithë .