Debati në Kuvend, Balluku-Bushatit: E di që nuk i keni qejf amerikanët se ju kanë prishur terezinë

schedule16:35 - 21 Prill, 2022

schedule 16:35 - 21 Prill, 2022

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, ka replikuar me deputetin demokrat Helidon Bushati gjatë seancës plenare të ditës së enjte, sa i përket procedurave të përdorura nga KEESH për shpalljen e kompanive amerikane në Shqipëri që operojnë në fushën e energjisë.

Fillimisht deputeti Helidon Bushati akuzoi qeverinë dhe KEESH që përmes tenderave opër energjinë po vjedhin paratë e taksapaguesve shqiptarë, duke ju referuar kompanisë amerikane që ka fituar tenderin për prodhimin e energjisë në vendin tonë.

Janë dy milionë euro të taksapaguesve shqiptarë që po shkojnë në xhepat e drejtuesit të radhës së KEESH. Kjo është një vjedhje e pastër”, tha Bushati.

Menjëherë pas tij fjalën e mori ministrja Balluku, e cila me ironi theksoi se e kupton qartë se demokratët nuk i kanë shumë qejf amerikanët kohët e fundit pasi u kanë prishur terezinë, duke nënkuptuar shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha.

Ndërsa shpjegoi se KEESH kishte përdorur të gjitha procedurat për shpalljen e fituesit, që në fund rezulton të jetë një kompani amerikane.

Unë e di që nuk i keni qejf amerikanët kohët e fundit se ju kanë prishur terezinë. Tani një tufë bura që bërtisni nuk më bëni përshtypje, ju zonja Tabaku nuk keni pse bërtisni me korin. KEESH ka publikuar në faqen e saj thirrjen e shprehjes së interesit të një aseti të prodhimit të energjisë elektrike në 5 janar 2022, dhe kjo procedurë sipas të gjitha detyrimeve ka qenë bazuar ën dispozitat e mësipërme, KEESH e ka publikuar në faqen e saj të internetit dhe në “The Economist”, brenda afatit të publikuar kanë shprehur interes disa kompani. I nderuar deputet kur dilni dhe bëni akuza duhet t’i keni me baza. Unë e kuptoj që në narrativat tuaj ju kërkoni fakte për të goditur qeverinë por pse vini të papërgatitur”, deklaroi Balluku.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!