Debati në “360 gradë”/ “Do të ulni kokën kur të kaloni në Himarë”, Shemsi Prençi: Pse opozitës i interesonte përplasja Shqipëri- Greqi?

schedule22:05 - 14 Mars, 2024

schedule 22:05 - 14 Mars, 2024

Është zhvilluar me tensione dhe debate emisionin “360 gradë” në ABC News teksa u diskutua për çështjen e Fredi Belerit dhe reagimet e kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis lidhur më këtë ngjarje.

Ish-drejtori i Policisë Shemsi Preçi gjatë diskutimeve në studion e 360 gradë me ish-anëtarin e Këshillit të PD, Skerdjan Dhuli, theksoi se opozita shqiptare dhe kryeministri grek bënë autogol me Belerin. Gjithashtu Prençi shtoi se qëllimi i opozitës shqiptare me kandidimin e Fredi Belerit ishte të përçante marrëdhëniet mes Greqisë dhe Shqipërisë.

“Koaliconi i opozitës vendosi për ta kandidat Belerin pasi e kishin marrë vesh ofertën që kishte Rama për ta kandiduar për PS dhe tradhtinë që Rama bëri me Mitsotakis dhe nxituan dhe i dhanë bekimin dhe më këtë bënë autogol. Populli arbnor përdor një shprehje, “më mir djepi bosh se shejtani n’të”. Koalicioni opozitar mori futi shenjtanin, e dinin që do fusnin në përplasje Greqinë me Edi Ramën. Për Jorgo Goron shkoi dhe akuzoi për kazanë të plehrave. Unë nuk e mbroj Jorgo Goron. Drejtësia e re ka provuar që gjithë kabineti i Edi Ramës janë hajdutë dhe 1/3 janë në burg sot. Opozitës i intereson që të shkojë ndonjë në burg, apo i intereson të ketë përplasje mes Greqisë dhe Shqipërisë? Për të prishur miqësinë sepse Edi Rama po të mbante miqësinë me Mitsotakis jo do të ishte lider në Ballkan, por edhe në Europë. Opozita shqiptare dhe Mitsotakis kanë bërë autogol me Belerin dhe tani ta gëzojnë. Unë kam disa materiale, që ty edhe kujtdo që ka hedhur dy hapa për të mbështetur Belerin duhet t’ju vijë turp. Do të ulni kokën kur të kaloni mes Himarës dhe Tiranës. Jorgo Goro të shkojë në burg. Ty dhe kushdo që ka mbështetur belerin duhet t’ju vijë turp. Ty dhe gjithë opozitës duhet t’ju vijë turp”, tha ish-drejtori i policisë Shemsi Prençi.

Ish-anëtar i këshillit të PD-së Skerdjan Dhuli u shpreh: Kandidati përballë Belerit ishte prapë grek. Jorgo Goro është hajdut. E kemi çuar në SPAK. Mos e mbro. Institucionet shqiptare e mbyllën dosjen për Belerin.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!