Teuta ka përjashtuar nga ekipi sulmuesin e talentuar, Lorenco Vila. Debati me trajnerin Edi Martini në ndeshjen e fundit kundër Kukësit ka sjellë këtë vendim ekstrem në ekipin durrsak.
Gazetari Ylli Aga, në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport u shpreh kështu: “Vila është përjashtuar nga ekipi. Në momentin e zëvendësimit ka shkëmbyer fjalë me trajnerin Martini”.
Fillimisht në media ishte raportuar për një pezullim të përkohshëm, pikërisht për shkak të debatit me Martinin. Mbetet të shihet nëse në vazhdim te Teuta do të marrin ndonjë vendim tjetër, pasi Vila iste nga lojtarët kryesorë të sulmit. / abcnews.al