Mbi 40 minuta foli ish-presidenti amerikan Donald Trump, dhe rreth 35 të tjera presidenti aktual i SHBA-së Joe Biden në debatin e parë presidencial të zgjedhjeve qe do te mbahen në nëntor.
Trump sulmoi në mënyrë të përsëritur Biden mbi ekonominë dhe të dhënat e tij të politikës së jashtme, ndërsa Biden synonte dënimin penal të rivalit të tij dhe përpjekjet e supozuara për të përmbysur zgjedhjet e vitit 2020.
Në një intervistë në “Tirana Live” gazetari Saimir Sulaj nga SHBA, ka dhënë disa detaje rreth këtij debati të zhvilluar mes Trump dhe Biden.
“Pas mbylljes së debatit u reflektua një panik tek republikanët. Ky ishte një test për Biden dhe mundësia për të hedhur poshtë atë çfarë thuhej ndaj tij se nuk është i aftë të udhëheqë vendin më të fuqishëm të botës. Edhe pse zonja Herris u mundua, kam përshtypjen se rezultatet ishin zhgënjyese. Lajmi i mirë për Biden është që jemi 5 muaj ka zgjedhjet, ka kohë për tu rikuperuar, por ka kohë për të rënë edhe më poshtë. Sa i përket sondazheve, Donald Trump udhëheq. Ka edhe nga ata që janë të dorëzuar para faktit se Trump i ka fituar zgjedhjet që tani”, tha ai.
/abcnews.al/