Debate te “Ligjet” për Hartën e re Gjyqësore, Bushka-Bardhit: Pusho. I kthehet Çupi: S’jemi në riedukim

schedule17:16 - 13 Korrik, 2022

schedule 17:16 - 13 Korrik, 2022

Komisioni i Ligjeve ka nisur me debate të forta mes mazhorancës dhe opozitës, për sa i përket Hartës së re Gjyqësore.

Kryetarja Klotilda Bushka i kërkoi deputetit demokrat Gazment Bardhit të mos ndërhyjë në fjalën e të tjerëve, ndërsa kjo nuk është pritur mirë nga pjesa tjetër e opozitës që kanë ndërhyrë kundër Bushkës.

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja ka bërë me dije se shumë shpejt disa seanca gjyqësore do të zhvillohen online. Ai tha se nisur nga stoku i dosjeve në gjykata, kanë marrë eksperienca nga vendet europiane që palët t’i drejtohen seancave gjyqësore pa qenë të pranishëm fizikisht.

Pjesë nga debati:

Dhurata Çupi: Nuk jemi në riedukim

Klotilda Bushka: Silluni sikur nuk jeni në kafe, në një vend ku flasin me radhë

Gazment Bardhi: Ty ta mori ministri fjalën dhe nuk ndërhyre

Klotilda Bushka: Nëse doni ta ktheni në kor, unë  e mbyll dëgjesën se nuk keni interes, doni të bëni zhurmë! Bardhi do pushoni, apo ta ndërpres mbledhjen

Dhurata Çupi: Ca është kjo mi, ca po bën këtu ti.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!