Debate për dyert e blinduara në kryesinë e PD, Gjana-Bushatit: S’të shkon të vish me këtë propozim

schedule19:55 - 23 Mars, 2022

schedule 19:55 - 23 Mars, 2022

Mbledhja e parë e kryesisë së PD pas dorëheqjes së Lulzim Bashës është zhvilluar me debate. Shkak janë bërë dyert e blinduara. Gazetari i Abc Juxhin Mustafaraj raporton se në mbledhje ka pasur debate mes deputetit Helidon Bushati dhe Kryetarit të Komisionit Zgjedhor Jemin Gjana.

Helidon Bushati ka kërkuar që të hiqen dyert e blinduara, duke e cilësuar si hap të parë për bashkim. Gjana i është përgjigjur: “Je familje e madhe shkodrane, s’të shkon te vish me propozime për heqje dyersh”. Mbledhja nisi në orën 19:00 ku në fokus ishin zhvillimet e fundit në PD.

Debatet në mbledhje

Enkelejd Alibeaj- Patëm mbledhje me sekretariatin e partisë për të diskutuar në lidhje me situatën në parti. Së pari, për nesër kemi paraqitur mocion me debat. Është nga shenjat e luftës opozitare. Një nga drejtimet ku duhet të ecë partia, është lufta opozitare në parlament e sinqerte dhe e plotë.

Së dyti, kemi situatën tonë ku jemi. Për qëndrimin e mëtejshëm. Pesha për secilin është e madhe. Por duhet që të gjithë bashkë të mendojmë se cilat duhet të jenë hapat, të matur, të sigurtë.

Helidon Bushati– Jemi këtu për të mirën e PD. Ne që jemi këtu dhe ata që nuk janë, por shpresoj të jenë. Bashkimi është kryefjala e retorikes dhe e vlerësimit tonë politik. Duhen akte konkrete për këtë. Debat konstruktiv që objektiv të jetë bashkimi, pa përjashtuar asnjë. Xhesti i parë do të ishte heqja e dyerve të blinduara. Nuk e kam unë vetëm këtë mendim. Duhet të kthehemi në normalitet. Pa hyre ishte mirë apo keq, duhet të hiqen. Hap i pare për bashkimin. Vetëm të bashkuar mund të jemi konkurrues në zgjedhjet e ardhshme, lokalet janë më të afërta.

Xhelal Mziu– Jemi në një situatë jo të mirë, por në kohë të volitshme për t’i paraprirë zgjedhjeve të 2023. Rezultati i datë 6 foli për shumicë në anën tjetër. As ne as ata nuk bëjmë dot pa njëri tjetrin. Nëse kryejmë zgjedhjet 2023 në efoizëm, do te ishte vrastare për PD. Duhet të gjejmë mënyrën për t’u bashkuar. Nuk e gjykojmë që dt 30 prill është zgjidhje. Nuk është normale që të bëjmë karshillik njëri tjetrit. Ne kemi potencialin e nevojshëm për të gjetur një zgjidhje. Zgjidhja gjendet duke pasur një komision të përbashkët. Foltorja ka nisur organizimin në të gjitha degët. Nëse vazhdojmë kështu, do të vazhdojmë të mbetemi mënyrë që dhe të pa përfaqësuar dhe pastaj na rroftë sigla e PD. Pra ky grup i përbashkët të garantojmë që nuk ka vend për triumfalizëm.

/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!