Debate në Komisionin e Shëndetësisë për “Check Up”

schedule16:35 - 4 Shkurt, 2019

schedule 16:35 - 4 Shkurt, 2019

Në Komisionin Parlamentar të Shëndetësisë sot pati debate mes deputetëve opozitarë dhe ministres Ogerta Manastirliu. Në fokus të sulmeve të deputetëve opozitarë ishte koncesioni i check-up, ndërsa ministrja foli për investimet në shëndëtësi.

Komisioni i Shëndetësisë zhvilloi seancë dëgjimore me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me rastin e ditës botërore të luftës kundër kancerit. Teksa ministrja Manastirliu po bënte bilancin dhe arritjet e qeverisë në shëndetësi, nuk munguan debatet e ashpra mes saj dhe nëkryetarit të Komisionit, Bardh Spahia për koncesionet e Check Up-it

Deputeti Spahia e akuzoi ministren për mungesë serioziteti për një çështje aq serioze siç është lufta kundër kancerit.

Ministrja e Shëndetësisë, Manastirliu shmangu akuzat e PD-së, duke theksuar se qeveria ka investuar në shëndetësi dhe është shtuar buxheti për të.

Ministrja e shëndetesisë theksoi se prej muajsh nuk ka më mungesë medikamentesh për sëmundjet tumorale, pasi shteti ka garantuar furnizimin e tyre për çdo pacient./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!