Debate/ Eneda Tarifa përballet me Kleart Duraj dhe i numëron mangësitë e Shqipërisë në Eurovizion

schedule22:25 - 10 Prill, 2021

schedule 22:25 - 10 Prill, 2021

Në vitin 2016 Eneda Tarifa përfaqësoi Shqipërinë në Eurovizion me këngën “Fairytale”. Ndonëse u vlerësua nga kritika dhe profesionistët për vokalin e saj, Eneda nuk arriti ta dërgoj në finale Shqipërinë. Shkak mesa duket është bërë fakti që “Fairytale” nuk është pritur aspak mirë në versionin e saj në gjuhën angleze.

E ftuar këtë të shtunë në emisionin Soiree me Jonida Shehun në ABC, Eneda Tarifa ka folur për eksperiencën dhe ndjesitë e saj nga Eurovizioni, e cila ndër të tjera është përballur me shefin e delegacionit të Shqipërisë në Eurovizion, Kleart Duraj.

 

Këngëtarja nuk ia ka kursyer në sy të gjitha kritikat që kishte dhe i numëroi mangësitë e prezantimit të Shqipërisë në Eurovizion.

Unë doja të kisha një njeri që e sheh gjënë nga lart, që nuk është as drejtues strikt si ti që merresh me pjesën teknike të gjërave dhe as një mbështetës moral si Martini, i cili për hir të së vërtetës me gjithë shijen e vet, nuk është artist siç janë të gjithë të tjerët. Për mua çfarë i mungon grupit organizativ është koka, një njeri shumë dimensional që di të thotë ke probleme me tekstin, ndryshoje pak. Një kurator, udhëheqës artistik i këngës, performancës, i këngëtarit. Dikush që del jashtë së gjithës dhe shikon çfarë i mungon dhe çfarë është mirë dhe çfarë duhet rregulluar”, është shprehur Eneda Tarifa.

Ndërsa Kleart Duraj iu përgjigj duke thënë se “është aplikuar në disa raste”.

Fill pas kësaj përgjigje, nuk vonoi edhe përgjigja e stilistit të njohur Ardi Asllani, i cili kuroi imazhin e Jonida Maliqit në Eurovizion.

“Në rastin e Jonidës, ne e kemi patur një rast dhe na la në baltë në skenën e Eurovizionit, na iku dhe mua nuk më harrohet”, tha Ardi Asllani. /abcnews.al/