Debat te “Ligjet”, Xhixho: Maxhoranca po përdor Autoritetin e Dosjeve si mashë

schedule13:33 - 21 Shtator, 2022

schedule 13:33 - 21 Shtator, 2022

Deputetja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho ka kundërshtuar nismën e Partisë Socialiste për verifikimin e certifikatave të pastërtisë për personat që kandidojnë në institucionet kushtetuese. Kjo nismë u iniciua nga kërkesa e Autoritetit të Dosjeve pas rastit të ish-presidentit Ilir Meta se rezulton në dosjet e ish-Sigurimit.

Xhixho e quajti antiligjore dhe tha se Autoriteti i Dosjeve po përdoret nga maxhoranca si mashë për të goditur kundërshtarët politikë.

“Emri i Ilir Rexhep Metaj nuk është në asnjë moment. Këto kam deklaratën e F.T që në asnjë moment nuk shprehte. Kjo çështje është tashmë pjesë e SPAK. Ka 7 vepra penale të kryera nga Autoriteti për këtë çështje dhe të veprojë sa më shpejt për zbardhjen e këtij rasti shumë të rëndë.

Ne kemi votuar pro atij ligji të iniciuar nga maxhoranca e asaj kohe me modelin gjerman. Por ky ligj sot që është një alibi e kësaj maxhorance për të përdorur si mashë Autoritetin e Dosjeve ndaj kundërshtarëve politikë është e papranueshme. Unë mendoj që e gjithë kjo iniciative antiligjore edhe nga argumentat që u thanë nga kolegu Bylykbashi për rënien e sigurisë juridike, por mënyra sesi po vihet në lëvizje parlamenti me një procedurë antiligjore duke u kthyer Autoriteti në një gjykatë me letra që i çon Parlamenti është e papranueshme”, deklaroi Xhixho.

Në Komisionin e Ligjeve u prezantua gjithashtu edhe nisma e Partisë Demokratike përmes Enkelejd Alibeaj për të hapur të gjitha dosjet. /abcnews.al