Kjo e mërkurë në Dance Reality Show “T’ka mami yll” ka nisur me tension. Ishte profesor Albi Nako që kërkoi një raportim nga lideret e skuadrave dhe ato deklaruan se provat kanë nisur me kaos.
Shkak për këtë është bërë një debat që ka pasur Aurora dhe Rejana, vajzat janë zënë me njëra-tjetrën dhe duket se gjithçka ka filluar nga një incident. Kjo ka bërë që Albi të marrë edhe një vendim me lideret, ku sipas tij në fundjavë, njëra prej tyre që nuk është e denjë për këtë post do të zëvendësohet.
Nga ky moment, konkurrenca mes fëmijëve është rritur edhe më shumë. Se çfarë do të ndodhë mes tyre, nuk na mbetet veçse të presim ditët në vazhdim.
/abcnews.al