Debat në Kuvend/ Murrizi-Lleshajt: Harroje se mund të bësh politikë me policinë, reagon ministri

schedule11:23 - 29 Tetor, 2020

schedule 11:23 - 29 Tetor, 2020

Seanca plenare e kësaj të enjteje është shoqëruar me debate të ashpra mes deputetit Myslim Murrizi dhe ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj.

Murrizi në fjalën e tij në kuvend, i është drejtuar ministrit Lleshaj, ku i ka kërkaur që të mos bëjë shoë me deputetët dhe policinë.

“Tre ministra në 30 vite, z.Lleshaj, kanë tentuar të bëjnë paradë dhe shoë me deputetët. Dy kanë ikur si sëpata pa bisht. Njëri që kërkonte të hiqte xhamat e makinave në oborr të Kuvendit, tjetri që bënte videoklip duke gjëmuar makinën e ministres Kodheli se gjoja nuk kishte rryp shoqëruesi, dhe akti i turpshëm juaj, i Ministrisë apo i drejtorit tuaj të policisë, shoferit dhe taksistit të Balilit, ishte ndëshkimi në derë të Kuvendit dhe prurja e policisë si në kohë të monizmit, të 2-3 deputetëve për të dërdëllisur para qytetarëve që ju që nuk pyesni për deputetët nuk ju bie mendja për qytetarët. Jeni shumë të vegjël për ta bërë këtë dërdëllisje, si ti, si ai shoferi i Eskobarit”, është shprehur Murrizi.

Ndërkohë e menjëhershme ka qenë kundërpërgjigja e ministrit Lleshaj, i cili ka thënë se deputetët janë të parët që duhet të japin llogari para ligjit.

“Unë krahasohem vetëm me veten time dhe nuk besoj që mund të më bëni krahasime me asnjë njeri. S’e keni as atë tagër. Duhet t’ju them që policia nuk ka asnjë objekt të merret me deputetët, por policia as nuk njeh ndonjë hierarki përballë ligjit. Përballë ligjit, besoj që deputetët janë ata të parët që duhet të japin llogari”, ka thënë Lleshaj./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!