Ka sjellë debate në studion e “Bardh a Zi” tema për peripecitë e biznesit. Deputeti i Partisë Demokratike, Arbi Agalliu mes të tjerash deklaroi se qeveria nuk ndihmoi bizneset gjatë periudhës së pandemisë.
Deklaratat e tij u kundërshtuan nga zv.ministri i Financave, Besart Kadia. Sipas tij, rritja ekonomike sot është 7.2%, cituar nga raporti i FMN. Gjithashtu, thotë Kadia, kreditë e këqija janë ulur.
Pjesë nga debati:
Arbi Agalliu: Biznesi i kolegut këtu nuk ka marrë nga qeveria një cent
Besart Kadia: Një shifër. Më vjen keq më thuaj një shifër
Arbi Agalliu: Po të them fakte.
Besart Kadia: Nuk janë fakte por perceptime. Rritja ekonomike sot është 7.2%, e thotë raporti i FMN
Arbi Agalliu: Jeni në terezi ju. Ne nuk marrkemi vesh.
Besart Kadia: Patjetër që nuk merr vesh sepse nuk lexon…Sistemi bankar e njeh mirë besoj. Kreditë e këqija që janë ulur.
Arbi Agalliu: Po do të thuash arsyen. Sepse bizneset nuk shkuan të merrnin as kredi
Besart Kadia: Kanë rënë kreditë e këqija, çfarë po thua o Arbi
g.v/abcnews.al