Debat me tone të ashpra me Ramën? Flet Blerina Gjylameti

schedule18:47 - 25 Mars, 2019

schedule 18:47 - 25 Mars, 2019

Deputetja e PS-së Blerina Gjylameti e ftuar në “Mbremje Ide” ka hedhur poshtë zërat se ka pasur një konflikt mes saj dhe Kryeministrit Edi Rama, pas mbajtjes së Kongresit.

Mirela Milori: Ishit lajm ditën e djeshme dhe ditën e sotme, sepse sipas disa mediave për ju nuk ka qenë një ditë e qetë e shtuna. Pse? Burime nga PS dhe po citoj  një nga portalet që kanë botuar dhe ka folur për znj. Gylameti; “Burime nga PS pas përfundimit të Kongresit thanë se Kryeministrit Edi Rama dhe kryetarja e PS në Tiranën kanë debatuar ashpra”. Keni debatuar me Edi Rama?

Blerina Gjylameti: Po thua që kam debatuar ndonjëherë ashpër?! Unë diskutoj kur kam çështje që nuk kanë lidhje me atë që është puna e përditshme dhe i them, është pjesë e natyrës time të drejtpërdrejtë. Nuk kam pasur asnjë konflikt dhe nuk besoj se kam ndonjë konflikt.

Unë jam në detyrë sikundër e shikoni dhe sot vij si kryetare e PS për Tiranën. Ajo çfarë për mua ka më tepër rëndësi që të flasim nuk është çështja se si unë individualisht ndërlidhem me njerëzit e tjerë në PS, por besoj shumë më tepër ka rëndësi se si funksionon ekipi i PS qoftë i Tiranës qoftë i Shqipërisë për atë çfarë qytetarët presin.

Mirela Milori: Keni pasur apo jo edhe një komunikim verbal pak me tone të ngritura me Edi Ramën?

Blerina Gjylameti: Asnjëherë! Thash që nuk është çështje debati me tone. Kritika konstruktive dhe diskutime nuk thash që nuk ka. Nëse nuk do të kishim do të ishim në një sistem tjetër, jo në këtë që kemi./abcnews.al