De Zerbi prezantohet te Brighton: Më bindi projekti, skuadra e ngjashme me Sassuolon

schedule21:15 - 20 Shtator, 2022

schedule 21:15 - 20 Shtator, 2022

Brighton ka gjetur edhe zëvendësuesin e Graham Potter, me këtë të fundit që mori drejtimin e Chelsea.

Timonin e Brighton tashmë e ka marrë në dorë, trajneri italian, Roberto Zerbi, i cili ditën e sotme është prezantuar zyrtarisht si trajneri i ri i skuadrës.

Ish-trajneri i Sassuolos ka thënë edhe fjalët e para si pjesëtar i skuadrës angleze, ndërsa ka theksuar se projekti i prezantuar nga tifozët e bindi për të drejtuar në Premier League.

“E kuptova që Brighton po më kërkonte me ngulm, klubi ka të njëjtin stil loje me atë që kam unë në mendje. Kisha mundësi dhe alternativa të tjera, por kur bisedova me drejtuesit dhe më prezantuan projektin, u binda. Ne e gjetëm menjëherë njëri-tjetrin.

Puna e bërë nga Potter është fantastike dhe mua  më lehtëson disi. Kam studiuar skuadrën dhe lojtarët kanë karakteristikat e duhura për atë që unë dua. Unë po marr një ekip që është në vendin e katërt dhe ky është një stimul më i madh.

Guardiola? Ai është një trajner i paarritshëm. Unë fola me të para disa ditësh, saktësisht të dielën. Ai më tha se është i lumtur në Angli dhe do të më ndihmojë nëse do kem nevojë për ndonjë gjë prej tij. Kuptohet,  jo kur të jemi kundërshtar.”-tha trajneri italian.

De Zerbi do të nisë aventurën e tij në Premier League në sfidën e javës së nëntë, në një transfertë të vështirë, atë përballë Liverpool në “Anfield”, por do të ketë kohë në dispozicion për shkak të pauzës së kampionatit për shkak të ndeshjeve të Nations League. /f.a/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!