De Rossi i jep mundësinë talentit të portës: Ne i besojmë Svilar, është një vlerë e shtuar për klubin

schedule19:36 - 19 Shkurt, 2024

schedule 19:36 - 19 Shkurt, 2024

Largimi i Jose Mourinho nga Roma, për t’u zëvendësuar nga Daniele de Rossi, solli ndryshime, duke nisur nga rezultatet, teksa deri më tani ka regjistruar 4 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje, por jo vetëm dhe në këtë “jo vetëm” ka një lajm që sigurisht nuk lumturon portugezin.

Një nga ndryshimet kryesore që ka bërë trajneri i ri ka të bëjë pikërisht me titullarin e portës. Sipas vetë teknikut të ri, “pronësia” në fakt ndryshoi duart, Rui Patricio u ul në stol, Mile Svilar, ish-portieri i Benfica, zgjedhje e parë mes shtyllave. Këtë status e ka marrë në dy ndeshjet e fundit, kundër Feyenoord, 1-1 në Europa League, të enjten e kaluar, dhe kundër Frosinone 3 -0, këtë të diel, në Serie A.

Për ata që mund ta analizonin këtë ndryshim si thjesht rrethanor ose të lidhur me ndonjë problem fizik të portugezit, Rui Patricio, sqarimi erdhi nga vetë tekniku Daniele de Rossi, në deklaratat e publikuara nga e përditshmja italiane “La Gazzetta dello Sport”.

“Roma ka dy portierë të jashtëzakonshëm, por ky është pozicioni i vetëm ku dua të ketë qartësi se kush është i pari dhe kush është i dyti. Fillimisht, i pari ishte Rui Patricio, tani është e drejtë t’i jepet hapësirë ​​Miles Svilar. Ai është i ri dhe është një vlerë e shtuar për klubin. Ne i besojmë atij dhe do t’i besojmë edhe nëse do të bëjë ndonjë gabim në ndeshjet e ardhshme. Por të shpresojmë që jo sigurisht”,- tha trajneri i klubit kryeqytetas. /i.m /abcnews.al