De Paul për Messi: Gjithmonë i ndjehet mungesa në fushën e lojës kur nuk luan

schedule15:29 - 13 Tetor, 2023

schedule 15:29 - 13 Tetor, 2023

Rodrigo De Paul ka pranuar se Argjentinës gjithmonë i mungon Leo Messi kur ai nuk është në dispozicion të kombëtares dhe ka thënë se gjithçka ështëa gjithmonë më mirë kur ai nuk është i dëmtuar.

Shtatë herë fituesi i Topit të Artë nuk luajti në ndeshjen kualifikuese për Kupën e Botës 206 me Bolivinë në shtator, pasi po vuante nga një shqetësim msukulor.

Ky dëmtim bëri që ai të merrte vetëm 72 minuta lojë për Inter Miami në MLS përpara se të grumbullohej me Argjentinën. Messi u la në stol për 53 minuta në takimin ndaj Paraguajit, por bëri një paraqitje mbresëlënëse teksa goditi shtyllën në dy raste, por pati edhe një përplasje me Antonio Sanabrian, i cili pështyu argjentinasin.

De Paul, i cli është një mik i ngushtë i Messit dhe shprehet i kënaqur që ka atë përkah tij, duke treguar për “TyC Sports” se si 36-vjeçari e bën situatën më të lehtë për të gjithë kur është në fushë.

“Mëgjithëse ne luajmë në një nivel shumë të lartë, gjithmonë na mungon, ne duam ta kemi gjithmonë në ekip. Shpresoj që ai të kthehet në ndeshjen tjetër sepse me të gjithçka është gjithmonë më mirë. Për mua është kënaqësi të kthehem dhe ta shoh atë në fushë”, ka thënë De Paul./h.ll/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!