De Paul i padëshiruar në Madrid, Atletico heq dorë nga heroi argjentinas

schedule21:10 - 7 Janar, 2023

schedule 21:10 - 7 Janar, 2023

Futbollisti i Atletico-s Rodrigo De Paul mund të largohet nga klubi madrilen tashmë në merkaton e dimrit, raporton “Marca” spanjolle.

De Paul fitoi titullin në Kupën e Botës në Katar në fund të vitit të kaluar me ekipin e Argjentinës. Ai u tha drejtuesve të Atleticos pas kthimit të tij në Madrid se ishte i dëmtuar. Mirëpo, mediat spanjolle pohojnë se De Paul nuk është gati për ndeshjet, pasi u kthye vonë nga Argjentina, pasi prej kohësh në vendlindje festonte titullin e botës.

“Marca” kujton se tifozët e Atletico-s e kanë fishkëllyer futbollistin argjentinas kur ai doli në fushë me medaljen e artë të fituar. Për futbollistin argjentinas interesim shfaqën Juventus dhe Milan.

De Paul mbërriti te Atletico nga Udinese në qershor 2021 për 35 milionë euro. Ai ka luajtur për Racing dhe Valencia para Udineses. Ai luajti gjithsej 66 ndeshje për Atleticon dhe shënoi 6 gola. /G.D abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!