De Niro kundër Trump: S’ dua të shkelësh në asnjë prej restorantëve të mi

schedule14:52 - 24 Maj, 2018

schedule 14:52 - 24 Maj, 2018

Aktori i njohur i Hollivudit, Robert de Niro në një intervistë për britaniken “Daily Mail” i kërkoi presidentit amerikan Donald Trump që të mos shkelte në asnjë prej restoranteve të tij, përndryshe do e nxirrte jashtë.

Robert de Niro ka reaguar sërish kundër Donald Trump. Aktori i ka ndaluar presidentit ameikan që të hyjë në restorantet e tij japoneze. I intervistuar nga Daily Mail, 74 vjeçari, bashkëthemeluesi i restoranteve japoneze NOBU, u shpreh prerë se nëse Trump do të hynte ndonjëherë në një nga këto restorante, atëherë do të urdhërohej që të dilte jashtë menjëherë.

Që ylli i Hollivudit nuk ka simpati për kreun e Shtëpisë së Bardhë, tashmë është diçka e njohur, por aktori me origjinë italiane nuk kishte arritur ndonjëherë deri këtu. Por inati i tij me Trump nuk përfundon këtu, pasi aktori shton se nuk i intereson se çfarë i pëlqen atij, dhe nëse rastësisht do të ndodhej në të njëjtin restorant me të, ai do të largohej.

Bashkëthemeluesi tjetër i restoranteve shefi i kuzhinës Nobu Matsuhisa, i cili ishte i pranishëm gjatë intervistës u shpreh se e kishte ëndërr të ulte në të njëjtën tryezë De Niron dhe Trump, dhe tu gatuante atyre sushi. Por kjo është një ëndërr e parealizueshme pasi De Niro e mbyll intervistën duke thënë se sa më parë Trump të vihet nën hetim dhe të arrestohet aq më mirë do të ishte. /abcnews.al