De Ligt në “radarët” e “Djajve”, Bayern mendon për zëvendësuesin e “Tulipanit”

schedule22:16 - 7 Korrik, 2024

schedule 22:16 - 7 Korrik, 2024

Pas emërimit, të belgut, Vincent Kompany në krye të pankinës së tyre, “Bavarezët” e Bayern Munich, ku pas nënshkrimi me “Samurain” e mbrojtjes, Hiroki Ito, tashmë dëshiron të sigurojë edhe shërbimet e “yllit” të “Aspirinave”, të Bayer Leverkusen, Jonathan Tah, me 28-vjeçarin, e cila është dëshira e madhe e belgut, në “Allianz Arena”.

Mirëpo, duket se afrimi i Tah do të kërkojë largimin e një tjetër mbrojtësi të madh, me “tulipanin” holandez, Matthijs de Ligt, i cili duket se do të vazhdojë karrierën e tij, në Premier League, teksa sipas raportimeve më të fundit, të tabloideve britanike, për kartonin e tij interesohen “Djajtë” e Manchester United e në veçanti, tekniku Erik ten Hag, i cili e ka stërvitur më parë De Ligt, në kohën kur ishte pjesë e “Harkëtarëve”, të Ajax.

Ditët e fundit, drejtuesit e “Djajve” të Anglsië mësohet të kenë kontaktuar përfaqësuesit e mbrojtësit të Bayern Munich dhe tashmë lojtari është më afër këtij transferimi, pasi ka marrë një ofertë të konsiderueshme financiare, si dhe një kontratë 5-vjeçare, ku ndryshe nga kampionët e Bundesliga, te rekordmenët e Premier League e pret një vend në formacionin e titullarit. /i.m /abcnews.al