De Ligt mungon gjatë, objektivi i parë i Pirlos është “sozia” e tij

schedule12:38 - 9 Gusht, 2020

schedule 12:38 - 9 Gusht, 2020

Mbrojtësi i Juventusit, Matthijs De Ligt, do të mungojë më gjatë se sa ishte parashikuar. Holandezit i duhet të kryejë një ndërhyrje në shpatull, ku kujtojmë që aty ai ka patur probleme që në vitin 2019.

Sipas raportimit të “Tuttosport”, ky lloj operacioni do ta lejë qendërmbrojtësin rreth 2-3 muaj jashtë fushave. Ndërhyrja duhej të bëhej me kohë, por u shty për në fundin e sezonit për shkak të situatës pjesëmarrjes së bardhezinjve në Champions League.

Ndërkohë me ardhjen në stol të Andrea Pirlos ka ndryshuar dhe objektivi që “Zonja e Vjetër” kërkon për mesfushën. Tashmë klubi bardhezi është përqendruar në transferimin e Sandro Tonalit, duke hequr vëmendjen nga Jorginho i Chelseas.

Tonali, i cili është cilësuar si Pirlo i ri, pëlqehet shumë nga trajneri i Juventusit dhe mund të jetë pikërisht ai arsyeja se pse mesfushori mund të pranojë ofertën e juventinëve. Brescia nuk e lëshon 20-vjeçarin pa 40 milionë euro dhe në garë për shërbimet e tij është dhe Interi. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!